fbpx

A e shau Xhenetën? Deklarohet Milaim Zeka

nga Revista Kosovarja

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Milaim Zeka, është bërë viral në rrjete sociale sot, pasi një video e shpërndarë me të madhe e shfaq atë duke e sharë konkurrenten e këtij emisioni, Xhenetën.

Lidhur me këtë është deklaruar vet Zeka.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se video në fjalë është montazhë, kombinim i disa videove të shkurtra.

“Është e disata herë që merren pamje të shkurtra nga prime i “Big Brother VIP Kosova 3” dhe montohen me një sharje që unë e kam bo moti. Ajo sharje po ripërdoret sa herë që dikush don me marrë vëmendje” tha Zeka.

Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

“Nje sqarim te shkurter,

Sot ka qarkulluar nje video neper media, ku dal se une po shaj nje prej banoreve.

Dua te sqaroj se kjo video eshte montazh e paster, dhe pjese e nje serie montazhesh qe po behet per disa klikime me shume.

Eshte e disata here qe merren pamje te shkurtra nga prime i Big Brother Vip Kosova 3 dhe montohen me nje sharje qe une e kam bo moti. Ajo sharje po riperdoret sa here dikush don me marr vemendje.

Po me vjen keq qe po keqperdoret emri im dhe zeri im, per me dhon mesazhe qe nuk i kam thene dhe po ju tregoj se nuk e kam nder mend me u sha me kerkond prej banoreve.

Edhe pse une njihem per provokimet qe i boj dhe humorin qe e kam, nuk e kam asnjehere me qellim me denigru figuren e dikujt, e aq me pak te nje femre qe i respektoj deri tek Zoti.

Me kete ceshtje po merren edhe institucionet e drejtesise dhe policia.”


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]