Vite më parë kanë qenë çifti më i komentuar i showbizit shqiptar.
Ledri Vula e Dafina Zeqiri ishin dyshja që atë kohë pëlqehej mjaftë nga publiku, të cilët arritën të sjellin bashkëpunime që janë shndërruar në hite të mëdha, shkruan “Kosovarja”.
Ata kanë arritur që të marrin vëmendjen e shumëkujt, ku çdo lëvizje e tyre bëhej lajm i çuditshëm i faqeve rozë.
Edhe pse i kanë dhëne fund lidhjes së tyre, duket se raportet miqësore i kane të lidhura ngushtë saqë shpesh herë kemi parë edhe postime të ndryshme ku kanë pozuar të dy së bashku.
Kësaj radhe ata paralajmëruan një bashkëpunim tjetër bashkë me reperin e njohur Lumi B duke u publikuar një imazh në të gjitha faqet e medieve rozë.
Se për çka bëhet fjalë ata nuk e kanë bërë të ditur, mbase duhet të presim deri në lansimin e projektit, por që sigurisht pritet të jetë një hit si të gjitha bashkëpunimet tjera./Kosovarja/