Përshëndetje zonjë e dashur. Jam një besimtare e zakonshme, jetoj në perëndim. Jam e arsimuar, por fati më çoi në mërgim qysh nga koha e Milloshevqit dhe mbeta këtu duke krijuar familjen edhe pse nuk e doja kurbetin .
Unë kur jam në Prishtinë, lexoj e rregullisht rubrikën tënde qê botihet në revistê, e për të cilën mendoj, se është më e lexuara dhe ju përgëzoj për këtë rubrikë aq të qëlluar ku ka mjekësi, parashikime ,mjekësi alternative dhe shumë përgjigje të sakta që askund nuk i ke sot në këtë mënyrë.
Në mërgim, në disaporë mjerisht nuk është dhe nuk gjendet revista Kosovarja. Unë ,për të mos e zgjatur shumë, kam një pyejte për ty zonjë e nderuar: A kemi hyrë në etapën e fundit të botës? I përcjell shumë programe të ndryshme të televizioneve dhe agjencive të shumta botërore për ndryshimet që po ndodhin në tokë dhe për rreziqet që po shfaqen kundër njeriut ,prandaj më interson të di, e besoj edhe për lexuesit tuaj ka rëndësi, të na tregoni , se cka po ndodh me tokën, sa ka jetë kjo tokë,kujt t’i besojmë sot, kur ka aq shumë shpjegime dhe gjëra që nuk janë aq shpresëdhënëse.
Përveç ekzistencës së tokës, dua të di edhe për këtë pandemi, që po e godet njerëzimin, a është si shprehje e fundit të botës njeëzore? “Bliri pr”
Përgjigje
Agjencioni hapësinor amerikan ”NASA “ ka bërë një zbulim epokal që e kishte paralajmëruar për ditë të tëra duke e quajtur si “zbulimi i mistershëm” e që doli të jetë, se në të ashtuquajturin “Planeti i kuq apo “Marsi” ka ujë, i cili rrjedh qartësishtë në shtretërit e vet.
Ky është zbulimi më historik i këtij agjencioni, i cili në përpjekje për të gjetur jetë në planetët tjerë, ka zbuluar një mundësi të rrallë në planetin e Marsit,ku tani mund të thuhet se atje ka jetë. Aty ku ka ujë,ka edhe jetë.Pse ndodhën të gjitha këto hulumtime të këtij agjencioni hapësinorë kur ne kemi tokën tonë ,planetin e plotë ?
Kjo është pyetje që nuk mund t’i shmangemi askush prej banorëve të tokës:
Po ua lexoj vetëm disa tituj të gazetave që sjellin plot informacione rreth fatit të tokës sonë:”Afrika po çahet në dysh”, “ Ishujt luksozë të Dubait po fundosen”! “ Tejkalohet ankthi i super hënës”!”Një kometë me emrin “Apofis” rrezikon tokën më 2029”…
Shenjat e qarta të çarjes së Afrikës në dysh,i shkakton fuqia e llavës vullkanike me magnitut të njejtë sikur në fundin e detit…Çarja e tillë,i përket një shenje të kiametit dhe kjo qartësohet në librin “Shenjat e kiametit “ që është nxjerrur nga Kur’ani. Rritja e sasisë së ujit ,gjithashtu si një shënjë e ngrohjes globale ,ka pasojat e veta për cka studiuesit e këtij problemi kanë dhënë dëshmi, se disa ishuj afër Dubait,po fundosen,për arsye të rritjes së ujit pas shkrijes së akullnajave.
Këto janë disa nga pak elemente që ne i sollëm për dëshmi rreth asaj, se ka ndryshime të mëdha në tokë,të cilat do të ndihen me pasoja jo shumë larg prej këtu.
Fundi i njerëzimit, nuk lidhet me këtë pandemi që e kemi sot.Megjithatë shkencërisht dhe kuranisht, njerëzimi e ka fundin e vet,por edhe ai fund lidhet me ndryshimet e tokës së planetit tonë