fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A është normale të ndihemi të eksituar pas ndarjes?

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Dashni
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Po kaloni një ndarje të tmerrshme dhe ndiheni të dëshpëruar, në ankth, qani pa kontroll dhe papritur ndiheni të eksituar?

Shpesh mund ta gjeni veten në dilemë nëse kjo është normale dhe fatmirësisht, shkenca e ka një përgjigje:

Përgjigjja e shkurtër: Po, sigurisht që është.

Përgjigjja e gjatë: Sipas Lee Phillips, terapist i certifikuar për çiftet dhe marrëdhëniet seksuale, kjo ndjesi mund t’ju kapë paksa të papërgatitur dhe ju mund të mos ndiheni mirë, për shkak se po kaloni një moment të vështirë. Ama, emocionet intense që ju ndjeni, në fakt, ngrenë edhe nivelin e epshit, çka është shumë e zakonshme.

Gjithashtu, mund të ndodhë sepse po kërkoni kënaqësi përmes kontaktit seksual, që të harroni ose përballoni trishtimin dhe ankthin që ju ka kapluar. Pra, s’keni pse të shqetësoheni, pasi nuk po ndodh asgjë e keqe, thjesht lidhet me mënyrat e ndryshme se si ne reagojmë për shkak të situatave të vështira nëpër të cilat kalon mendja, zemra dhe trupi ynë.

“Reagimet e njerëzve pas ndarjes mund të jenë të ndryshme. Disa njerëz mund të ndiejnë rënie të nivelit të dëshirës seksuale, ndërsa disa të tjerë, kanë dëshirë më të madhe se zakonisht për të kryer marrëdhënie seksuale”, thotë Nazanin Moali, drejtuese e podkastit Sexology.

Një tjetër arsye pse mund të ndihemi të eksituar dhe të kemi dëshirë të bëjmë seks pas ndarjes është sepse mund të përballemi me ulje të vetëbesimit dhe rritje të shqetësimit emoncional, sipas Jordan Dixon, terapist i marrëdhënieve.

Nga ana tjetër, ndodh sepse seksi ka një efekt pozitiv dhe angazhimi në aktivitete seksuale mund të jetë një mënyrë më e shpejtë dhe e fuqishme për të ndryshuar gjendjen emocionale dhe shpirtërore, ndaj s’është aspak çudi që shumë njerëz tërhiqen nga ky opsion, pasi përballen me ndjesi të forta si: zemërimi, stresi dhe trishtimi.

Seksi pas ndarjes mund të jetë një shpërqendrim i mirë për të “shpëtuar” momentalisht nga trishtimi dhe ankthi që po përjetoni. Plus, mund t’ju ndihmojë që të rifitoni ndjesinë se keni situatën nën kontroll, pasi ndarja sjell edhe çekuilibrimin e hormoneve të ndryshme, përfshirë këtu edhe dopaminën, e cila lidhet me kënaqësinë.

Dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale pas një ngjarjeje të tillë stresuese mund të vijë si një reagim ndaj stresit dhe ankthit që ndieni momentalisht. Kur zemërimi dhe ndjesitë negative pushtojnë mendjen, një mënyrë e mirë për t’u larguar prej tyre është pikërisht orgazma, e cila çliron tensionin dhe rikthen qetësinë, si dhe dhuron një dozë të lartë dopamine. Pra, ju duhet të kaloni një orgazmë pas ndarjes, që truri të balancohet sërish.

Si t’ia dilni mbanë, pa u rikthyer me ish-in?

Identifikoni ndjesitë

Dëgjoni trupin tuaj dhe vëreni se ç’po përjetoni. Thjesht merrni frymë thellë, shikojini gjërat nga një prizëm tjetër dhe më pas, veproni.

Merreni me ngadalë

Jeni 100% të sigurt që doni të bëni sërish seks pas një ndarjeje të dhimbshme? Lejojeni veten që të përjetojë të gjitha emocionet, zemërimin, inatin, shpërthimet dhe dhimbjen dhe më pas, ngadalë merrni hapat e duhur. Në thelb, s’ka një afat kohor të caktuar, ndaj kur ta ndieni, do e kuptoni se jeni gati për t’iu rikthyer sërish eksperiencave seksuale.

Kaloni 1 ose disa orgazma vetë

Masturbimi dhe lodrat e seksit janë gjithnjë gati për t’ju ndihmuar, sidomos pas një ndarjeje.


Etiketa: dashuriaSeksi

POSTIME TË NGJASHME

Dashni

Gabime që nuk duhet t’i bëni me prezervativët

1 javë më parë
Dashni

Sa është e vërtetë që të bërit seks i sjell më shpejt periodat

1 javë më parë
Dashni

Tetë këshilla për çiftet e sapomartuara për të forcuar lidhjen e tyre emocionale

2 javë më parë
Dashni

Pse njerëzit kanë fantazi seksuale për gjërat që në fakt, nuk duan t’i bëjnë në jetën reale!

2 javë më parë
Dashni

Arsyet pse partneri juaj nuk ka thënë ende “Të dua”

3 javë më parë
Dashni

A mund të ndryshojnë marrëdhëniet personalitetin tuaj

1 muaj më parë
Postimi tjetër

A ekziston “vagina me dhëmbë”? Mite dhe të vërteta për seksin

Supë me bizele

Këto janë ushqimet më të mira që mund të konsumoni në plazh

TË FUNDIT

Ky është çifti i arrestuar në Ferizaj, iu morën deri në 3 mijë euro gjoja për punësim në Afganistan, Irak e Poloni

40 minuta më parë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt kanë njoftuar se kanë...

“Kur ne ishim fëmijë, prindërit ishin të zënë duke na siguruar gjërat bazike”, Neda Balluku rrëfen historinë e trishtë

51 minuta më parë

Disa ditë më parë, një postim i Neda Ballukut u bë viral në rrjetet sociale dhe sigurisht që tronditi jo...

Momente romantike mes Mc Kreshes dhe bashkëshortes së tij

1 orë më parë

Rep-artisti i njohur Mc Kresha është aktiv tejet në skenën e muzikës duke punuar për projekte të reja. Përveç angazhimeve...

Arrestohet 33-vjeçarja për vjedhje në banesën e ministres Hajdari në Prishtinë

1 orë më parë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast “vjedhje e...

“Radojçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i Veriut

2 orë më parë

Gazetari Kreshnik Gashi tha se Milan Radojçiq në rrugë është shfaqur si person i rrezikshëm. Gazetari Gashi tha se ai...

Publikohet foto në fillimet e nusërisë së Shyhrete Behlulit

2 orë më parë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Shyhrete Behluli ka ripostuar një foto shumë të veçante të sajën. Fotoja është kur...

MË TË LEXUARAT

Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist, të ndërmerren masa ndaj saj

Kim Kardashian merr vëmendje me një xhaketë të vjetër ‘Chanel’, e cila vlen më shumë se dhjetë mijë euro

Horoskopi ditor, e enjte 28 shtator 2023

“Nëna e Arbër Hajdarit vuan nga kanceri”, e zbulon Aleks Visha

A duhet të përgjigjemi kur na pyesin: ‘Sa e ke rrogën?’

Rreth 200 ushtarë britanikë së shpejti në Kosovë, flet sekretari i Mbrojtjes

Është 90 vjeçe, por Joan Collins thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

Kjo është vetura që kushton 100 milionë dollarë- Vetëm një njeri në botë ka të drejtë ta vozisë

Burrat apo gratë, cilët thonë të parët ‘Të dua’?

Ish-banorja e ‘BBVA’ shokon fansat me deklaratën: Nuk di si do ja bej se nuk jetoj dot kështu

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist