Po, por do të bëhet paksa pis!
Sa është i sigurt seksi gjatë ciklit? Epo varet se për çfarë sigurie po flitet, shkruan “TeenVogue”.
Nëse e keni fjalën për shtatzëni apo sëmundje seksuale, atëherë periodat nuk do iu mbrojnë.
Gjasat e shtatzënisë janë më të vogla por nuk do të thotë që nuk keni rrezik të mbeteni shtatzënë. Gjatë periodave shumica e fermave ndihen më të eksituara, pasi që ndryshimet hormonale i shtyjnë, prandaj është e kuptueshme nëse ju keni dëshirë të bëni seks.
Ju mund të bëni seks me dikë gjatë periodave pa ndjerë dhimbje ose diçka tjetër të sikletshme. Do të ndjeheni mirë sikur gjatë seksit normal, ose edhe më mirë.
Orgazma do iu liroj nga dhimbjet e periodave për pak kohë. Gjatë kësaj periudhe trupi i femrave është më i ndjeshëm, prandaj është në rregull t’i kërkoni partnerit që të tregohet më i butë me ju.
Këshilla më e rëndësishme është të vendosni një peshqir përfund për të mbrojtur çarçafët, por nuk do të ketë shumë efekt për trupat tuaj.
Një prej pikave më të rëndësishme të seksit gjatë ciklit është të kuptoni se do të keni gjak në trupat tuaj dhe të jeni në rregull me të.
Mënyra më e mirë për të shmangur gjakun është të bëni seks në dush. /