Engjëllusha Salihu tani njihet për publikun e gjerë si një këngëtare mjaft e talentuar dhe që e ka dëshmuar veten në muzikë.
Engji është vajza e vogël e këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit, e cila padyshim se ishte një krah i djathtë për vajzën e saj që të kapë më lehtë suksesin, shkruan “Kosovarja”.
Ajo gjithashtu njihet edhe për stilin e paraqitjet e saj gjithmonë të qëlluara, e së fundi ka ardhur me disa ndryshime në flokë, por që po i shkojnë shumë.
Në secilin postim ajo merr shumë pëlqime e komente pozitive nga ndjekësit e saj, sipas të cilëve asaj i shkon çdi veshje.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë e saj, e ju i vlerësoni vetë. /Kosovarja/