Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A i ka Xhavit Haliti 2-3 milionë?

nga Revista Kosovarja

Pasuria e Xhavit Haliti, të cilit iu bë virale një deklaratë televizive ku thoshte se “krejt i kemi nga 2-3 milionë euro” njëmend prek milionëshin.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë

Në deklarimin e pasurisë së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banese me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2000 dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai po ashtu ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të lujtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

Në një bankë, zyrtari i PDK’së ka deklaruar se ka 146,362.00 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh. /Express/

Xhavit Haliti- Kuvendi Kosovës

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]