fbpx

A i kanë mushkonjat më shumë në qejf gratë shtatzëna?

nga Revista Kosovarja

Mushkonjat i pickojnë më shumë shtatzënat, mirëpo ato zakonisht nuk bartin infeksione të rrezikshme

Lëkura jonë liron disa substanca të cilat i tërheqin mushkonjat edhe në distancë disa dhjetëra metra. Kur muskujt punojnë, së bashku me djersën lirohet edhe acidi laktik.

Ky acid bashkë me dyoksidin e karbonit (të cilin e nxjerrim nga mushkëritë) i tërheqin shumë mushkonjat sidomos atëherë kur bën vapë dhe kur ka shumë lagështi.

Shtatzënat pickohen dyfish më shpesh sesa gratë që nuk janë shtatzënë. Mendohet se kjo është rrjedhojë e faktit se shtatzënat ekspirojnë (pra, nxjerrin nga mushkëritë) 21% më shumë dioksid karboni sesa gratë tjera.

Përveç këtij fakti, temperatura trupore te shtatzënat është më e lartë dhe si rrjedhojë substancat të cilat i liron lëkura i tërheqin mushkonjat

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]