Donika Gashi ka qenë tejet aktive në skenën muzikore të viteve 90-të. Ajo merrte pjesë thuajse në të gjitha videokasetat e asaj kohe, shkruan “Kosovarja”.
Donika, këndonte këngë zbavitëse, disa prej të cilave asaj kohe ishin bërë refrene dite.
Disa nga këngët më të njohura të Donikes janë “Të deshta të morra”, “Ndize zemren time”, “Besën ta kam dhanë”, etj. Ajo përherë është veçar për vokalin dhe stilin modern.
Ku është sot Donika, motra e madhe e aktores Yllka Gashi? Ajo jeton në Prishtinë, ka familje, punon shumë largë muzikës.
Po publikojmë disa foto të reja të saj.