fbpx

A janë ende bashkë Stresi dhe Keisi?

nga Revista Kosovarja

Ditëve të fundit është komentuar ish e dashura e Stresit, Kejsi.

E gjithë kjo erdhi pasi u zbulua që e njëjta punon në klub nate.

E ftuar në intervistë për “Goca dhe Gra”, ish gruaja e Stresit tregoi se janë ende të martuar.

Ajo u shpreh se gëzojnë respekt me njëri-tjetrin dhe arsyeja pse nuk janë divorcuar është se nuk kanë qenë në Shqipëri dhe nuk e kanë pasur urgjente.

“Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Në Shqipëri, llafet kur fliten nuk kam kohë t’i dëgjoj shumë se jam në punë dhe jam shumë larg. Në këtë rast, ngaqë preku një temë që e ndjej shumë , thashë të flisja publikisht”, tha ajo.

Gjithashtu shtoi: “Duhet bërë por unë duhet të vij që të jem prezent se dhe ai ka qenë jashtë shtetit. Është diçka që nuk e kemi pasur me shumë urgjencë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]