Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A janë në një lidhje Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio? Reagon babai i modeles

nga Revista Kosovarja

Së fundmi, babai i modeles Gigi Hadid, Mohamed Hadid ka komentuar në lidhje me romancën e supozuar të vajzës së saj me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio.

Mbi artikull

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, ai u shpreh se: “E kam takuar zotin DiCaprion në St.Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një burrë shumë i mirë. Më pëlqeu”.

Mohamed zbuloi se në fakt Gigi dhe Leonardo janë miq të vjetër.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ata janë shokë. Ata njihen prej disa kohësh. Unë nuk mendoj se ata po dalin në mënyrë romantike. Besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di. Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk kam asnjë fjalë se me kë po takohet”.

Top Albania Radio shkruan se Gigi dhe Leo u fotografuan së bashku në një festë pas Javës së Modës në New York të shtunën. Por thashethemet për romancën e tyre fillimisht nisën në gusht, pas ndarjes së DiCaprio-s nga Camilla Morrone.

Supermodelja e njohur na ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj si një nënë e re e ftuar në “Sundaj Today”. Gjatë intervistës, bukuroshja u shpreh se vajza e saj është një gjeni dhe shumë aktive.

“Unë mendoj se ajo është një gjeni. Por mendoj që kjo është ajo që të gjithë thonë për fëmijën e tyre. Sa më shumë që ajo flet, kupton dhe kujton, bëhet gjithnjë e më shumë argëtuese. Ajo është një bekim”.