fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A ka dakordim mes Osmanit e Kurtit për zgjedhje të reja në veri

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, duket se ka një pajtim ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti, thonë njohësit e proceseve politike Agon Maliqi dhe Albert Krasniqi.

Mbajtja e zgjedhjeve po flitet si mundësi pas presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në këto komuna për pesë ditë me radhë kanë protestuar grupe të qytetarëve serbë duke kundërshtuar kryetarët shqiptarë atje. Këto protesta më 29 maj u shndërruan në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, ku mbetën të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, por edhe protestues.

Për dalje nga kjo gjendje nga samiti i Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kërkuan nga Kosova mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Presidentja Osmani ka konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti gjatë një bisede telefonike me zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, tha se duhet t’i jepet fund menjëherë dhunës së shkaktuar nga “turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë” deri në zgjedhjet e reja në ato komuna.

“Nuk dëshiroj ta paragjykoj këtë pjesë, a janë konsultuar apo jo. Por, deri sa nuk ka ndonjë mohim nga kryeministri, ajo çka nuk mund të përjashtohet është se presidentja mund të ndërmarrë edhe hapa të njëanshëm duke parë se situata po del nga kontrolli dhe duke qenë se edhe ajo e ka peshën e vet politike, të cilën ndoshta po e përdor duke u bërë presion të gjitha palëve, përfshirë edhe kryeministrin”, thotë pë Radion Evropa e Lirë njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur edhe Zyrën e presidentes dhe Zyrën e kryeministrit se a ka një dakordim ndërmjet tyre për zgjedhje të reja, por deri në publikimin e këtij teksti nuk janë përgjigjur.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+), konsideron se ka një pajtim mes dy përfaqësueseve të shtetit (presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti) që të shkohet në organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, siç thotë ai, dhe të dërgohet si akt dorëheqja e kryetarëve të zgjedhur.

Sipas tij, nuk ka ndonjë skenar ose rrugë tjetër për të dalë nga veprimet e panevojshme në veri të Kosovës, përveç se të pranohet propozimi i aleatëve ndërkombëtarë.

“Veprimet në veri vetëm sa kanë rritur kërkesën e serbëve lokalë që të ketë një asociacion dhe për më tepër do t’i forcojë kompetencat dhe është rreziku që ato tashmë të shkojnë edhe në sektorin e sigurisë për shkak se kemi treguar se me këto veprime nuk po jemi në gjendje që t’i qeverisim serbët lokalë atje dhe ata duhet të kenë qeverisje autonome”, thekson Krasniqi.

Zgjedhjet dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Sipas Agon Maliqit, zgjedhjet në veri nuk kanë kuptim nëse nuk sjellin rezultate, të cilat do të ndihmonin në përmbylljen e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

“Zgjedhjet e reja sjellin rezultat në rast se paralelisht ka proces dhe hapa përpara nga ana e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse në atë rast do të mund të kemi institucione që do mund ta zbatonin këtë marrëveshje”, vlerëson Maliqi.

Zgjedhjet në katër komuna në veri të vendit (Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) janë mbajtur më 23 prill. Kryetarët e këtyre komunave – të gjithë shqiptarë, kanë bërë betimin më 19 respektivisht 25 maj. Këto zgjedhje ishin bojkotuar nga komuniteti serb.

Situata atje u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi këta kryetarë të hyjnë në zyrat komunale, me gjithë rezistencën e serbëve lokalë.

Nga zgjedhjet e fundit, kryetar në Mitrovicën e Veriut është zgjedhur Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Lulzim Hetemi në Leposaviq po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse nga Partia Demokratike e Kosovës, në Zubin Potok është zgjedhur Izmir Zeqiri, dhe në Zveçan Ilir Peci.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se as presidentja Vjosa Osmani dhe as kryeministri Albin Kurti “nuk kanë diskutuar për këtë temë” [për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës] me PDK-në.

Presidentja Osmani, nga Moldavia ka thënë se organizimin e zgjedhjeve e lejon rregullimi ligjor i Kosovës. Kjo, sipas saj, mund të bëhet përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese, të cilët mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja.

Cilat janë procedurat për organizimin e zgjedhjeve të reja?

Përveç peticionit të përmendur nga presidentja Osmani, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se mundësia tjetër është edhe dorëheqja e kryetarëve aktualë.

“Ekzistojnë dy zgjidhje ligjore për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. E para është që të arrihet ndonjë dakordim më i madh politik dhe kryetarët e rinj të japin dorëheqje. Ndërsa, mundësia e dytë arrihet nëse 20 për qind e votueseve me të drejtë vote nënshkruajnë një lloji peticion apo kërkese që i dërgohet kryetarit të Kuvendit përkatës komunal”, sqaron Cakolli.

Pastaj, tregon Cakolli, duhet të organizohet një proces votimi ku qytetarët e komunave përkatëse pyeten nëse janë për ose kundër shkarkimit apo largimit të kryetarit të komunës se tyre, pavarësisht se cila mund të jetë arsyeja. Ky është një mini-referendum që kërkon të paktën 50 për qind plus një e votuesve të votojnë për largimin e kryetarëve.

Përveç organizimit të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Etiketa: Vjosaalbin

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Nga pastrues i rrugëve deri tek mbledhës i shisheve – ja çfarë punuan para politikes liderët botërorë

12 minuta më parë
Aktuale

Shkeli fëmijun me veturë, caktohet seanca e radhës ndaj Rozeta Hajdarit

16 minuta më parë
Aktuale

Vuçiq: “Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba…”

1 orë më parë
Aktuale

Clark: Si është e mundur që një individ si Radojçiqi e udhëheqë një parti në Kosovë, si mund të lejohet kjo?

2 orë më parë
Aktuale

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare

2 orë më parë
Aktuale

Si do të veprohet me armatimin e konfiskuar në Banjskë?

2 orë më parë
Postimi tjetër

Mungesa e punëtorëve në Gjermani, këto janë profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë

Luizi ia kthen “shuplakën” Kejvinës në këtë formë

U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84 vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë

TË FUNDIT

Prishtinasi në hall me gruan: E lajmëron në Polici për dhunë psikike ndaj ti

2 minuta më parë

Një burrë në Prishtinë e ka raportuar në Polici bashkëshorten e tij. Ai është ankuar se ajo po ushtron në...

Nga pastrues i rrugëve deri tek mbledhës i shisheve – ja çfarë punuan para politikes liderët botërorë

12 minuta më parë

Opinioni në shkurt të vitit të kaluar u befasua kur mësoi se udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte një komedian...

Shkeli fëmijun me veturë, caktohet seanca e radhës ndaj Rozeta Hajdarit

16 minuta më parë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është caktuar tashmë seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës...

Ylli i “Harry Potter”, Bonnie Wright bëhet nënë për herë të parë

19 minuta më parë

Aktorja mirëpriti fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, Andreë Lococo, me të cilin u martua në vitin 2022 në...

Për tu mbrojtur nga virozat e stinës, përdorni këto produkte natyrale

29 minuta më parë

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose...

Krisen raportet miqësore mes Yll Limanit dhe Noizyt?

34 minuta më parë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 37-të. Në këtë ditë të veçantë për...

MË TË LEXUARAT

“M’i ke këput krahët”, vëllai i të riu nga Gjilani që vdiq dje, me postim lamtumirës për të

Sveçla publikon video të grupit terrorist: Shihet Milan Radojçiq, udhëheqës i grupit

SHBA dhe Gjermania dënojnë sulmin në veri

Sot do të festonte ditëlindjen por Sarah bëhet për spital

Georgina Rodriguez duket joshëse me veshje tradicionale arabe

Çka i bëri vetes Duda Balje, nuk mund ti bëjë askush

Çka ka të ngjashme femra me gjeografinë?

Tri shenjat që tregojnë se partneri është një tradhtar serialë

Ali Ahmeti prezanton shtëpinë e tij në Zajaz, tregon se si ia “rrënuan” vëllezërit shtëpinë e vjetër..

Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist