Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A ka Kosova pensionistë?

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale, T-5
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Pensionistët janë jashtë çdo sistemi shtetëror në shtetin e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Të harruar e të lënë anash, të përbuzur e të pa konsideratë, është pikërkisht shtresa e moshës mbi 65 vjeç, me të cilët nuk merret sot askush.

Në fakt, nëse kjo ka ndodhur që ndokush të merret me ta, është vetëm koha gjatë fushatave zgjedhore, kur atyre u kërkohet vota!

Nuk dihet e as nuk shihet se dikush nga Ministria e Mirëqenies Sociale është marrë me pensionistët. Nuk dihet e as nuk shihet që as kryeministri të jetë marrë me ta ndonjëherë.

I vetmi lajm nga ministri Skender Reçica publikohet sot se pensionistëve u shtyhet afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

E, pensionistët kanë nevojë për përkrahje materiale e jo të paraqiten apo të mos paraqiten në zyrat e administratës së pensioneve!

Sepse, me 90 euro në muaj, pjesës më të madhe të pensionistëve nuk u dalin për barëra, e lëre më ata që kanë pasur edhe probleme me covid, ku pjesa më e madhe e të vdekurve nga covid 19 janë pensionistë!

A ndodhet në gjumë Shoqata e Pensionistëve?
Sidoqoftë, as pensionistët nuk shihet se janë aktivë me ndonjë kërkesë të tyre për rritjen e pensioneve.

Shtrohet pyetja: Ku është Shoqata e Pensionistëve dhe ç’bën ajo?

Por, as vetë pensionistët nuk shihet të dalin me ndonjë kërkesë e as të protestojnë për një trajtim më të mirë, pasi që me punën e tyre kanë kontribuar në fondin pensional.

Pra, njerëzit që e kanë lënë shëndetin nëpër miniera, si dhe ata që kanë punuar tërë jetën në ftohët, borë e në shi, sot bëjnë jetë të mjerë, sa të mos kenë as barëra e ushqim të domosdoshëm.

Në anën tjetër, ka vite që nuk është folur nga shteti, pra as nga kryeministri e ministri adekuat se do të ketë rritje page për pensionistët, sidomos tash, në këtë kohë pandemie, kur nevojat për shërimin e njerëzve janë shumë të mëdha…

E, njerëzit e kësaj kategorie dikur edhe kanë punuar, edhe kanë organizuar protesta politike për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia…

Andaj, pjesa me e madhe e kësaj shtrese të shoqërisë sonë sot jetojnë në mjerim të madh! E, kjo, pa dyshim, është një lloj krimi.

Prandaj, Ministria e Mirëqenies Sociale duhet të organizojë takime me pensionistët, në mënyrë që të kuptojë nga ta hallet me të cilat ata ballafaqohen.

Për fund
Ku janë pensionistët? A kanë para për barëra? A kanë bukë? A kanë shëndet?

E, kjo nuk shihet se po ndodhë me pensionistët, sikur që nuk është parë as në të kaluarën, pos kur është dashur të kërkohet vota e tyre!

Prandaj, pensionistët duhet të gjejnë mënyra dhe forma si ta detyrojnë pushtetin të merret me ta. Rasti më i mirë është fushata e tashme zgjedhore, e cila duhet ta ringjallë botën e pensionistëve.

Dhe, nëse dikush nga politikanët kërkon votën e pensionistëve, ata duhet të dinë si ta kapitalizojnë kërkesën e politikanëve në të mirën e jetës së tyre. Safet Krivaça /Kosovarja/

Etiketa: KosovaPensionistet

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Bukuroshja kosovare Arbnora Ademaj sot feston ditëlindjen

29 minuta më parë
Aktuale

I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë

39 minuta më parë
Aktuale

Nga këto komuna vijnë 392 të infektuarit me Covid 19

2 orë më parë
Aktuale

6 të vdekur dhe 392 raste të reja me koronavirus

2 orë më parë
Aktuale

DW: Qeveria gjermane thotë se idenë për shkëmbim të territoreve e dhanë Thaçi dhe Vuçiqi

3 orë më parë
Aktuale

Vidhet arka e xhamisë në fshatin Shipashnicë të Kamenicës

5 orë më parë
Postimi tjetër

Maska më e mirë për akne

Shyhretja me plotë buzëqeshje pranë nënës dhe vajzës

Arrestohen aktivistët e PSD-së

TË FUNDIT

Këto vitamina ulin efektet e Covid 19

15 minuta më parë

Bukuroshja kosovare Arbnora Ademaj sot feston ditëlindjen

29 minuta më parë

I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë

39 minuta më parë

Njihuni me gruan që ka 62 vjeç, ndërsa askush nuk do t’ia jepte as 40

60 minuta më parë

Të veshur njëjtë- Xeni ka një dedikim special për bashkëshorten

1 orë më parë

Rudina Dembacaj tregon kur do të bëhet nënë për herë të dytë

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Suspendohet polici kosovar që ushtroi dhunë me vite ndaj gruas së tij

Kështu e uron Argjentina bashkëshortin në gjashtëvjetorin e martesës

1 i vdekur e 267 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sot fillon gjysmëvjetori i dytë

Jennifer flet për periudhën e ndishme që ka kaluar: Nuk e doja veten

Çfarë është vaginizmi që shumica e grave vuajnë prej tij

Vdes aktorja e serialit ‘Lost’

Cilave shenja u përkasin gratë më me fat të horoskopit?

Meri ka një paralajmërim për meshkujt e kësaj shenje…

Fotografi e Gigi Hadid në mbrëmjen e maturës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci