Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘’A ka pasur ndërhyrje në radhitje?”, Elvana Gjata flet për herë të parë për Festivalin e Këngës ku doli e dyta

nga Revista Kosovarja

Ka kaluar më shumë se një vit nga Festivali i Këngës ku Elvana Gjata u pozicionua e dyta me këngën ‘’Me tana’’.

Mbi artikull

Deri më tani ajo nuk ka folur kurrë për këtë ngjarje artistike ku bindjet ishin të mëdha për fitoren e saj.

E ftuar në ‘’NIN’’ ajo foli për herë të pare për pritshmëritë e mëdha dhe zhgënjimin e tyre kur ajo nuk arriti të shpallet fituese.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta duan Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në festivalet shqiptare. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them”, është shprehur Elvana.

Më pas e pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse në festival ka pasur një dorë që ka ndërhyrë në radhitje, ajo tha se nuk kishte dijeni.

Por megjithëse përvojë jo e këndshme për të artistja ka thënë se kjo nuk do ta ndalojë që në të ardhmen të marrë pjesë sërish në gara të tilla muzikore.