Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A ka përfunduar mandati i Gjykatës Speciale?

nga Revista Kosovarja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se mandati i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka përfunduar.Kosnett në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare ka thënë se interpretimi se mandati i Speciales ka skaduar, është i gabuar.

Ambasadori amerikan është shprehur se pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Specialja duhet të lejohet të punojë pa obstruksione.

Në këtë konferencë Kosnett ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit, në veçanti për marrëveshjen e Washingtonit, çështen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]