fbpx

A ka problem etiketimin si ‘Sara e Ledrit’ – flet blogerja

nga Revista Kosovarja

Ndonëse ka fituar një popullaritet të madh sidomos në rrjetet sociale, ajo sërish etiketohet si Sara e Ledrit.

Po a e bezdis ky fakt?! Per këtë edhe shumë të tjera në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin, Sara ka folur.

Sara e Ledrit, Sara e DWTS apo Sara Hoxha? Unë nuk e kam problem fare. Unë fundja Sara e Ledrit jam dhe shyqyr që jam.

Normal që është mirë,  sa goca do të donin të ishin në vendin tim.

Unë nuk kam qenë fare një njeri publik kur jam njohur me Ledrin dhe tani më njohin njerëzit prej Ledrit dhe unë këtë gjë nuk e hedh dot poshtë sepse është e vërteta. Unë jam edhe tek “Dancing with The Star” sepse jam njohur nga Ledri dhe jo se unë jam një këngëtare e mirë apo aktore

Ajo gjithashtu foli edhe për fillimet më këngëtarin ” Me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruajta unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit grup edhe unë thjesht i dërgova foto, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht.
Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai, pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Ishte shumë e vështirë në fillim, për të dyja palët por nejse”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]