Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“A ke qenë ndonjëherë i dehur në Prime?” – Alaudin Hamiti sqaron të vërtetën për publikun

nga Revista Kosovarja

Moderator i njohur, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj një pyetjeje që shpesh diskutohet nga publiku.

Mbi artikull

Në një InstaStory të publikuar së fundmi, ai iu përgjigj një ndjekësi që e pyeti hapur: “A je kon najherë drunk n’prime?”.

Me stilin e tij të zakonshëm dhe me humor, Hamiti reagoi menjëherë duke e mohuar një gjë të tillë.

“Hahahaah kurrë!”, shkroi ai fillimisht, duke e bërë të qartë se nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të dehur gjatë transmetimeve live.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai vijoi më tej duke sqaruar edhe raportin e tij me alkoolin, duke theksuar se nuk është shumë i dhënë pas tij:
“Nuk jam fans i madh i alkoolit, por rrallëherë ndonjë gotë sa për gëzuar. Ata që më njohin e din që edhe në festa, shumicën e kohës pi ujë”.

Madje, moderatori nuk hezitoi të bëjë edhe një koment me humor për veten, duke shtuar: “E di që jam I mërzitshëm”, duke lënë të kuptohet se zgjedh një stil jete më të qetë dhe të kontrolluar.

Kjo deklaratë ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar sinqeritetin dhe profesionalizmin e tij, sidomos duke pasur parasysh presionin dhe vëmendjen e madhe që shoqëron daljet live në televizion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]