Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mund të infektoheni me variantin Delta edhe nëse e keni kaluar Covid-19?

nga Revista Kosovarja

A mund të infektoheni me variantin Delta edhe nëse e keni kaluar Covid-19?

Mbi artikull

Imuniteti i fituar pas një infeksioni të mëparshëm, në shumë raste, i mbron njerëzit nga riinfektimi. Por nëse ndodh që të infektoheni sërish, sëmundja ka tendencë të jetë më e lehtë.

Megjithatë imuniteti ndryshon ndjeshëm nga personi në person.

Në këtë rast edhe pse shumë njerëz kanë një përgjigje të fortë dhe të qëndrueshme imune, që i mbron nga varianti Delta, disa të tjerë mund të kenë një përgjigje të dobët imune dhe të jenë më të rrezikuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Nëse jeni ndër ata persona që jeni infektuar më parë me COVID-19 dhe pyesni veten nëse jeni të mbrojtur nga infektimi me variantin e ri, në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh më tepër rreth këtij shqetësimi.

A është e mundur të riinfektoheni me variantin e ri?

Një studim hetoi rastet me infektime tek punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët ishin të vaksinuar ose ishin infektuar më parë me COVID-19.

Studimi zbuloi se shkalla e riinfektimit, është në thelb e njejtë me shkallën e infektimit në rast se punonjësit në studim do ishin të vaksinuar.

Çfarë ndodh në rast riinfektimi?

Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, zbuloi se njerëzit që patën një përgjigje imune më të dobët, mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me variantin e ri.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, imuniteti i fituar nga infeksioni i mëparshëm, duket se siguron mbrojtje të mirë.

Gjithashtu, një raport i fundit që vlerëson infeksionet e mëparshme SARS-CoV-2, zbuloi se disa qeliza të sistemit imunitar, që prodhojnë antitrupa të rinj, mund të njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre pas ekspozimit ndaj patogjenit.

Për shkak të kompleksitetit të sistemit tonë imunitar, shumica dërrmuese e infeksioneve të reja edhe ai delta, priten të jenë të buta.

Çfarë rekomandojnë ekspertët e mjekësisë?

Ekspertët thonë se vetëm një dozë e vaksinës, pas një infeksioni të mëparshëm me Covid-19, mund të rrisë nivelet e antitrupave edhe më shumë se dy doza të marra nga njerëzit që nuk janë infektuar më parë.

Por për shkak të ndryshueshmërisë së imunitetit, mjekët këshillojnë që të bëhet vaksinim i plotë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]