Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mund të jetë lemza simptomë e re e coronavirusit?

nga Revista Kosovarja

Mjekët kanë paralajmëruar se lemza e vazhdueshme mund të jetë një simptomë e re e mundshme e COVID-19.

Një raport i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë treguan rastin e një burri që rezultoi pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse pasi kishte lemzë për katër ditë, shkruan themirror.

Një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte treguar simptoma të tjera. Ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3C.

Por një skanim në mushkëri tregoi indikacionet se po luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për coronavirus. Temperatura më vonë iu rrit në 38.4 grad celzius, transmeton Telegrafi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar”, njoftoi spitali i Chiccagos.

“Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19”, shkruan më tutje.

Kjo ka bërë që mjekët nga Cook County Health, Chicago, të konstatojnë se nuk duhet të përjashtuar edhe lemzën si simptomë të coronavirusit.

Ndryshe, Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]