Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mund të jetë skuqja e lëkurës simptomë e koronavirusit?

nga Revista Kosovarja

Ethet, kolla e vazhdueshme dhe humbja e erës ose shijes janë tre simptomat e vetme të njohura nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkur.

Shkencëtarët po kërkojnë nga qeveria të shtojnë ‘skuqjen e lëkurës’ në listën e simptomave të koronavirusit pasi 1 në 11 persona tregojnë shenja të tilla shkruan burimi The Mirror.co.uk.

Më shumë se 20,000 njerëz ishin pjesë e studimit nga ‘Kings College London’, i cili bëri zbulimin befasues.

Britanikët që ishin pjesë e të dhënave të vendosura e që testuan pozitive për Covid-19 ose u dyshuan rëndë se kishin virusin janë përfshirë në hulumtim.

Moneytizer Paragrafi 4

Nëntë përqind e të infektuarve vuanin nga skuqjet të lëkurës dhe tetë përqind e njerëzve përvec simptomave të përgjithshme kishin edhe problemin e lëkurës.

Studiuesi kryesor Dr Mario Falchi tha që pacientët me Covid-19 të cilët raportuan që vuanin nga skuqjet për javë të tëra kishin shumë më gjatë periudhën e kësaj simptome se sa tre simptomat e e lartpërmendura kryesore të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]