Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mund të konsumohet kivi me lëkurë?

nga Revista Kosovarja

Kivi ka pak kalori, aspak yndyrë dhe plot me vitamin C.

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil në ngjyrë, shkruan “AgroWeb”.

Gjëja më e mirë me këtë frut është se mund ta gjeni kurdoherë në tregje.

Kivi ka pak kalori, aspak yndyrë dhe plot me vitamin C.

Moneytizer Paragrafi 4

Vlerat shëndetësore të kivit
Kivi është një frut plot vlera shëndetësore nga vitamina C e deri tek antioksidantët që ndihmojnë të parandalojnë sëmundjet që plakin organizmin.

Nëse hani dy kivi në ditë keni marrë sasinë e nevojshme ditore të vitaminës C.

Kivi është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik
Përveç vitaminës C, kivi është i pasur me fibër që ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihon në rënien nga pesha.

Është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik pasi është i pasur me eletkrolite, me magnez, vitaminën E, folate dhe zink.

Gjithashtu kivi arrin të normalizojë dhe nivelet e tensionit të lartë të gjakut, dhe ndihmon personat që kanë vëshrtirësi për t’i zënë gjumi.

Si të zgjedhësh kivin më të mirë
Edhe pse sezoni i tyre është nga Nëntori deri në Maj, këtë frut mund ta gjeni kurdoherë në tregje.

Kivi i përkryer është pak i butë, jo shumë i fortë, pasi kjo do të thotë që është i papjekur, dhe as shumë i butë, pasi do të thotë që është afër prishjes.

A mund të hahet lëkura e kivit?
Zakonisht kur konsumohet ky frut, lëkura qërohet dhe hahet vetëm tuli me ngjyrë jeshile. Por burime ku bazohet dhe AgroWeb.org thonë se dhe lëkura e tij mund të konsumohet.

Madje ka më shumë vitamin C dhe fibër sesa vetë fruti.

Nëse e hani kivin bashkë me lëkurë do ta keni edhe më të lehtë pasi nuk keni nevojë që ta qëroni. Mund ta hani duke e prerë në feta të holla, por mos harroni ta lani mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]