Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS), kanë bërë të ditur se fëmijët nën moshën 15 vjeçare janë më pak të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi.
Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit, gjithashtu zbuluan se asnjë fëmijë midis moshës pesë dhe nëntë nuk kanë humbur jetën nga ky virus, shkruan “The Sun”, transmeton “Revista Kosovarja”.
Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur mbi 40,000 njerëz si pasojë e infektimit me Covid-19 por që asnjëri nuk ta ishte fëmijë, të gjithë kanë qenë më të moshuar e të shoqëruar edhe me sëmundje kronike.
Mjeku i Britanisë, Dr Hilary në studimin e kryer sot tha se hapja e shkollave të fëmijëve ishte më se e domosdoshme për arsye se këta as nuk mund të jenë të infektuar as nuk mund ta shpërndajnë virusin tek të tjerët.
Ani pse nga data 1 qershor u rihapen shkollat në Angli, prindërit nga frika kanë vendosur që ti mbajnë fëmijët në shtëpi duke dëgjuar mësimin online, por që sipas studiuesve është shumë e sigurt që fëmijët nuk kanë gjasa të infektojnë familjet ose mësuesit e tyre.
Studimet tregojnë se fëmijët vuajnë nga simptoma më pak të rënda të koronavirusit dhe nuk mund të ndodh të vdesin prej saj.
Pra konkludimi i këtij studimi ishte se fëmijët janë më pak të rrezikuarit nga COVID-19./Kosovarja/