Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mund të transmetohet koronavirusi nëpërmjet seksit?

nga Revista Kosovarja

Koronavirusi nuk ka gjasa të përhapet përmes marrëdhënieve seksuale, thonë shkencëtarët – por ata pranojnë se nuk mund ta përjashtojnë plotësisht atë.

Mbi artikull

Në Kinë u analizuan mostrat e spermës së 34 burrave që ishin diagnostikuar me simptoma të buta të COVID-19 një muaj më parë. Testet e tyre ishin negative në kohën e studimit, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët nuk gjetën ndonjë provë të virusit në spermën e tyre, që do të thotë se sëmundja nuk transmetohet seksualisht pas shërimit.

Por ekspertët thanë se ata nuk mund të përjashtonin mundësinë që virusi të qëndronte në lëng seminal gjatë periudhës infektive.

Moneytizer Paragrafi 4

Mbetet dilemë në lidhje me pacientët që janë sëmurur rëndë nga virusi, të cilët nuk u përfshinë në studim.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime se virusi mund të depërtojë akoma në testikuj, ku prodhohet sperma, e cila mund të shkaktojë ‘dëmtim afatgjatë’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]