Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mundet nëna ta bartë koronavirusin tek foshnja

nga Revista Kosovarja

Nënat e dyshuara pozitive me COVID-19 duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të zakonshme për koronavirusin, shkruan Reuters.

Mbi artikull

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19 “, shtoi ai.

“Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]