Rastet e rënda të COVID-19 mund të ndikojnë në cilësinë e spermës së një burri, duke ndikuar kështu ndoshta edhe në pjellorinë e tij, bëhet e ditur nga studim i ri i botuar në revistën Reproduccion.
“Ky raport ofron prova të para të drejtpërdrejta deri më tani se infeksioni COVID-19 dëmton cilësinë e spermës dhe potencialin riprodhues të meshkujve” thuhet në studim.
Sidoqoftë, ekspertët e pa përfshirë në studim ishin menjëherë skeptikë në lidhje me konkludimin e raportit dhe kërkuan kujdes në mbi-gjeneralizimin e gjetjeve të hulumtimit.
“Kam nevojë të ngre notë të fortë të kujdesit në interpretimin e tyre ndaj këtyre të dhënave. Për shembull, autorët deklarojnë se të dhënat e tyre tregojnë se infeksioni COVID-19 shkakton dëmtime të konsiderueshme të funksionit riprodhues mashkullor, megjithatë tregon vetëm një lidhje”, tha Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield në South Yorkshire të Mbretërisë së Bashkuar.
“Të jesh i sëmurë nga ndonjë virus, siç është gripi, mund të bëjë që të bjerë përkohësisht numri i spermatozoidëve (ndonjëherë në zero) për disa javë ose muaj. Kjo e bën të vështirë të përcaktohet se sa nga reduktimet e vërejtura në këtë studim ishin specifike për COVID-19, e sa nga thjesht të qenit i sëmurë”, tha Dr. Channa Jayasena, një konsulente në endokrinologjinë dhe andrologjinë riprodhuese në Imperial College të Londrës.
Për më tepër, “është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asnjë provë të virusit COVID-19 në spermë dhe se nuk ka asnjë provë që virusi mund të transmetohet përmes spermës”, deklaroi Alison Murdoch, e cila kryeson Qendrën e Fertilitetit Newcastle në Qendrën Ndërkombëtare për Jetën në Universitetin Newcastle të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan CNN.