Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A ndikon vitamina D në luftën kundër koronavirusit?

nga Revista Kosovarja

Shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D.

Një testim dhjetë-javor që përfshin 200 pacientë me Covid-19 në Universitetin e Granadës në Spanjë do të përpiqet të përcaktojë nëse ajo që njihet ndryshe si “vitamina e diellit”, mund të ndihmojë në luftën ndaj sëmundjes.

Vitamina D prodhohet duke ekspozuar lëkurën në diell dhe është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm. Një studim i realizuar së fundi nga Trinity College në Dublin zbuloi se tek të rriturit që kishin marrë suplemente të vitaminës D, shkalla e infeksioneve në gjoks ra me 50%. Dr Jenna Macciochi, nga Universiteti i Sussex-it, tha:

“Nëse keni mungesë të vitaminës D, atëherë gjasat që të merrni një të ftohur janë tre deri në katër herë më të mëdha”.

Moneytizer Paragrafi 4

Me këtë logjikë sipas saj, edhe një infeksion viral i frymëmarrjes si Covid-19 do të ishte më i keq në rastin kur kjo vitaminë mungon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]