fbpx

A po divorcohen Michelle dhe Barack Obama?

nga Revista Kosovarja

Prej ditësh tashmë kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe gruas së tij Michelle. Spekulimet u nxitën nga fakti se Michelle nuk mori pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit Jimmy Carter më 9 janar 2025, por edhe nga njoftimi se ajo nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar 2025.

Mungesa e saj nxiti spekulime për probleme të mundshme martesore. Megjithëse zyrtarët e Obamës konfirmuan se ai do të merrte pjesë në inaugurim, ata nuk dhanë një shpjegim për mungesën e Michelle. Kjo situatë ka sjellë diskutime në rrjetet sociale, por edhe shkrime në tabloidë.

“A po divorcohen Obamat?”, “Ku është Michelle?” Telashe në parajsë?”, shkruajnë komentuesit.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është hera e parë që dalin spekulime për problemet martesore të Obamës. Me kalimin e viteve mediat kanë raportuar herë pas here për mosmarrëveshje dhe probleme të supozuara, por çifti ka qëndruar gjithmonë bashkë, duke folur shpesh publikisht për sfidat dhe kompromiset në martesën e tyre. Mishel ka përmendur në disa raste se kanë kaluar periudha të vështira, por së bashku i kanë kaluar.

As Barack dhe as Michelle Obama nuk i kanë komentuar thashethemet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]