Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A po duan të bëhen prindër Rudina dhe Marku?

nga Revista Kosovarja

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media dhe nga publiku. Vetëm pak ditë më parë, ish-deputeti i propozoi për martesë, teksa ndodhin me pushime në Turqi.

Rudina ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku rrëfeu detaje nga propozimi romantik. Mes të tjerash, moderatorja u pyet nga Bieta nëse ajo dhe Marku kanë ndërmend të zgjerojnë familjen.

Rudina dha një lajm të ëmbël, teksa u shpreh se në planet e tyre është një fëmijë. Megjithatë, ajo shtoi se kjo nuk është koha e duhur. “Kam në plan një fëmijë tjetër, po, a e kam në plan tani? Jo. Ne kemi shumë angazhime, nuk është momenti për të menduar për bebe të vogël, unë kam spektaklin, kemi shumë angazhime. Mendoj që Viktorja është ende e vogël, të rritet edhe pak”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]