Vetëvendosja e ka kthyer serish dhunën në Kuvendin e Kosovës. Mollë sherri është bërë Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Driton Selmani, i cili ditë më parë tha se “tema për të pagjeturit i ka ardhë te hunda…”
Kthimi i dhunës në Kuvendin e Kosovës, po ndodh në kohën kur qeveria Hoti, është zënë ngushtë me përplot zhvillime dhe skandale në ekonomi dhe politikë të jashtme e të brendshme.
Blloku opozitar në parlament, do të kishte pas arsye që “rrapllimës”për deklaratën e Selmanit për të pagjeturit , t’i shtonte edhe një numër skandalesh që kanë zero transparencë hetimi të dy milionë eurove nga thesari i shtetit derdhur nëpër xhirollogari private. Arsye tjera do ta kishin justifikuar më shumë “rrapëllimën” dhe ato janë një varg sosh:
Shkarkimet e paarsyetuara të krerëve institucionalë që janë shtyllat e shtetit. Shkarkimi i drejtorit të ATK-së që akuzoi kryeministrin Hoti për milionë dëme të shkaktuara nga fshehja ,shlyerja dhe mosdeklarimi i të hyrave që shkojnë përmes ATK-së. Mostransparenca dhe mosarsyetimi i shkarkimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës, z.Rashit Qalaj.
Shkarkimet jotransparente të krerëve të inteligjencës së shtetit për dokumente të cilësuara sekrete në arkën e ish presidentit Hashim Thaci.Moskoordinim të kryeministrit me u.d. të presidentit të Kosovës, për shkarkim të krerëve të këtij institucioni konform kushtetutës së Republikës së Kosovës .
Për vonesë skandaloze të miratimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Reagim opozitar për shkak të kapjes së institucioneve dhe bordeve nga kryeministri Hoti.Për çrregullim total të politikave të presidencës me qeverinë të cilat duhet të jenë tepër të harmonizuara për zbatime kushtetuese ne vend.
Për të gjitha këto dobësi, blloku opozitar mund të kishte thirrur seancë parlamentare për t’i bërë publike edhe në më shumë detaje me çka qytetarët do ta kishin arsyetuar veprimin opozitar në parlament. Kjo që po ndodh me pengimin e zhvillimit të seancave parlamentare nga Vetëvendosja, tregon se kjo parti i është kthyer punës së vet tradicionale ,zhurmës dhe pengesave. Krejt kjo, për të ardhur vetë në qeverisje dhe asgjë më shumë se kaq. Safet Krivaca / Kosovarja /