Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A po izolohet Prishtina?

nga Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të premten (30 tetor) janë konfirmuar 418 të infektuar me Covid-19. Në pesë ditët e fundit në Kosovë kanë qenë mbi 1 mijë e 500 raste pozitive të infektimit me Covid-19. E shumica prej këtyre infektimeve janë nga Prishtinë. Kjo e fundit është në krye të listës sa i përket shifrave pozitive me Covid-19. Por, a do të karantinohet kryeqyteti në mënyrë që të parandalohen infektimet e reja? Ekspertët japin vlerësimet e tyre për këtë çështje

Afro 1 mijë raste të reja janë paraqitur në Prishtinë përgjatë javës që po e lemë pas duke e vënë kështu kryeqytetin në krye të listës sa i përket rasteve të reja pozitive me infeksionin që e shkakton koronavirusi- Covid-19.

Nisur me këtë trend të infektimeve, Prishtina tashmë ka hyrë në zonën e portokalltë të infeksioneve.

Shpjegime për gjendjen në kryeqytet ka dhënë mikrobiologu Lul Raka.

“Ne si Kosovë jemi duke shku në kategorinë tek ngjyra e portokalltë. Propozimi jon ka qenë që të shkojë me komuna. Grupi i parë nëse janë më pak se 200 raste në 100 mijë banorë brenda një jave, atëherë kjo është kategori e gjelbër. Në këtë rast shkon duke i rritë inspektimet edhe duke i shpërnda grumbullimet. Zona e portokalltë- nëse brenda një jave janë mbi 200 deri në 400 raste në 100 mijë banorë. Në këtë grup është Prishtina. Javën e fundi ia kemi llogaritë, 323 raste në 100 mijë banorë. Ne e kemi pa që numri ma i madh është në Prishtinë. komunat e tjera ende janë në të gjelbërtën. E kuqja është nëse kanë më shumë se 400 raste në 100 mijë banorë”, ka shpjeguar Raka.

Megjithatë ai ka thënë se rritja e numrit të testimeve për Covid-19 tregon pasqyrën e qasrtë të shkallës së infeksionit në vend. Për këtë çështje, Rala është shprehur se në stok ka teste të mjaftueshme për të testuar nëse një person bartë apo jo infeksionin Covid-19.

“Ne kemi një rritje e cila është e dukshme ditëve të fundit. Parimi i parë është situata epidemiologjike. Parimi i dytë janë kapaciteti i shërbimeve të shëndetit publik. Në këtë fushë në stok të instituti janë afër 160 mijë teste PCR që nuk i kemi pas në stok. Kur i ke raftet plotë shumë më lehtë e ke që të përballesh me testime. Tjetra është kapacitetet shëndetësore se sa i kemi. Nëse mbushen përnjëherë krejt spitalet e Kosovës, atëherë është problem”, thotë Raka.

E pas shfaqejes së 188 rasteve të reja me Covid-19 në Prishinë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka paralajmëruar se numrat do të shtohen edhe më shumë nëse nuk do të kufizohen daljet pa nevojë.

“Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste. Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19. IKSHPK thotë se janë shëruar edhe 67 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.126.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar.

Etiketa: izolimiPrishtina

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dalin pamjet para aksidentit tragjik me 4 viktima te “Rruga e Kombit”

6 orë më parë
Aktuale

Hoti flet për një koalicion paszgjedhor me VV

6 orë më parë
Aktuale

Emrat e kandidatëve për deputetë të LDK-së – lista thuajse finale!

8 orë më parë
Aktuale

Kjo është gjendja e 3-vjeçares nga Kosova që shpëtoi në aksidentin ku i vdiq e gjithë familja

8 orë më parë
Aktuale

Policia jep detaje rreth vdekjes së Fadil Syleviqit

10 orë më parë
Aktuale

Një kosovar shet veturën me fytyrën e Albin Kurtit

10 orë më parë
Postimi tjetër

Gjiko i bie pishman, vet reperi i qetë në darkë Eliten e Milaim Zekën

Në këtë vend vëllai vret vëllanë pas lidhjes me kunatën

Prekëse: Djali i dëshmorit Fadil Boja bën betimin si polic para varrit të babait

TË FUNDIT

Bëni sytë e juaj më të mëdhenj duke praktikuar këtë truk

3 orë më parë

Eliminoni rrathët e zinjë poshtë syve me këtë recetë të thjeshtë

3 orë më parë

Sa bukur duket në këto komplete Gresa

4 orë më parë

Adelina bën këtë veprim me fustanin e veshur

4 orë më parë

Yllka e tregon krejt gjoksin me këtë fustan

5 orë më parë

Shengyl Ismaili është nëna e aktorit të njohur deri në Holivud

5 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Rozana Radi i kam falur edhe ata njerëz që ma kanë ngrënë bukën e n’fund më kanë zhgënjyer

Sa bukur duket në këto komplete Gëzimja

Nuk do ta besoni se ku i mban të shkruar emrat e fëmijëve Jennifer Lopez

Arta Nitaj nis lidhje dashurie me Yll Limanin?

Gili ka bërë një rregullim ekstra të flokëve

Getinjo ia mbyll gojën ndjekësit që e quajti mendjemadh

Sot, dita më me fat e muajit janar!

Pas vdekjes së nënës, Robert Berisha bën dedikim prekës për të

Eliminoni rrathët e zinjë poshtë syve me këtë recetë të thjeshtë

Xhensila dhe Marina shkëlqejnë me të njejtin fustan

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci