fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A rrezikohet Kosova nga Lija e Majmunit? Flet infektologu Tolaj

nga Revista Kosovarja
10 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Lija e majmunëve është infeksioni më i ri me të cilin kanë filluar të luftojnë disa nga vende të Evropës, madje kjo ka nxitur shqetësim edhe për kosovarët duke qenë se virusi ka mbërritur shumë afër vendeve përreth. Infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova rrezikohet, por s’ka vend për shqetësim…

Tolaj në një prononcim për Periskopin tha se Lija e Majmunëve është një infeksion më i lehtë dhe shkalla e vdekshmërisë është shumë e vogël.

“Lija e majmunëve pavarësisht që është e ngjashme më lijën e madhe e cila është zhdukur tani nga sipërfaqja e dheut falë vaksinimit masiv që është bërë në të gjithë botën, dallon shumë nga kjo e fundit meqenëse është një sëmundje shumë më e lehtë, nuk ka vdekshmëri ose ka një vdekshmëri jashtëzakonisht shumë të vogël dhe tërhiqet brenda një ose dy javësh, kështu që nuk konsiderohet që është një sëmundje e rrezikshme…Simptomat janë të ngjashme me Lijën e Madhe(Variola Veren), që do të thotë shfaqen ndryshime në lëkurë, por për dallim nga lija e madhe që ka pasë plogështi, anoreksi tek Lija e Majmunëve simptoma që vërehet më shumë është ndryshimeve në lëkurë…, tha Tolaj.

Tolaj paralajmëroi së Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, por bëri thirrje se nuk ka nevojë që të bëhet panik dhe se sipas tij ky më shumë është një studim mjekësor sesa problem për shëndetin publik.

“Kosova nuk është vend i izoluar në botë, prandaj çdo gjë që ndodh në mënyrë epdiemike ose pandemike në botë mundet me u rreziku edhe Kosova, por as situata në botë nuk është e atillë për me u shqetësu Kosova e ndonjë vend i botës. Është më shumë një kuriozitet mjekësor sesa që është problem i shëndetit publik dhe problem mjekësor”, shtoi ai.

Tutje Tolaj tha se nuk ka gjasa që Kosova të hyjë në izolim sepse Lija e Majmunëve nuk përhapet aq lehtë si Covid-19.

“Jo, natyra e infeksionit është e atillë nuk përhapet aq lehtë si me Covidi-19 ose me Variola Veren (lijen e madhe), prandaj në këtë aspekt vendet ku po kanë raste si Portugalia me më shumë raste nuk janë duke aplikuar masa strikte, përveç izolimit të atyre që kanë shenja të sëmundjes”, përfundoi Tolaj.

Ai po ashtu ka theksuar se mjekësia në botë tani duhet ta studiojë në disa pika virusin e ri në mënyrë që të ndërprehet përhapja e infeksionit.

“Është sëmundje e rrallë e cila kur shfaqet zgjon një interesim, prandaj për botën është me rëndësi meqenëse është një sëmundje e rrallë e cila është shfaqur dhe me e pa se si po ndodh përhapja. Cilat kategori të njerëzve me shumë po atakohen dhe në çfarë mënyre po përhapet, a kanë lidhshmëri këto raste mes vete në mënyrë që të ndërpritet zingjiri i përhapjes së mëtejme. Por, në aspektin e shëndetit publik as tash në botë as për Kosovën nuk është ndonjë problem i cili duhet të merret me një mënyrë shumë serioze dhe me panik shumë të shtuar”, tha ai.

Kujtojmë se rastet e para me Lijën e Majmunëve janë shfaqur në Angli, Portugali, Spanjë, Suedi e me shtetin në kufi të Shqipërisë, Italinë.


Etiketa: Lija e majmunit

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur

4 orë më parë
Aktuale

Gjermani: Anulohen qindra fluturime dhe transporti publik, flet kosovari që është pjesë e grevës

4 orë më parë
Showbiz

“Kosovarja” ka diçka të bukur për t’iu thënë

6 orë më parë
Aktuale

Moti i ligë përfshin Kosovën

6 orë më parë
Aktuale

Betohet gjyqtarja e parë me mbulesë në SHBA

7 orë më parë
Aktuale

Presidenti Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republika ‘Srpska’ në Kosovë

7 orë më parë
Postimi tjetër

“Ishte shumë xheloz, pinte gjatë gjithë kohës”, dëshmia e ish-partneres Ellen Barkin për Johnny Depp

Drejtori nga VV në Podujevë: Këta të LDK-së e kanë njëfarë inati patologjik ndaj meje

Antonela ja turbullon Beatrixes

TË FUNDIT

Që ta ndihmoni veten gjatë muajit të Ramazanit, duhet të shmangni disa ushqime

1 orë më parë

Një nga gabimet më të zakonshme është të hani snacks pas iftarit në mënyrë që të shtypni oreksin tuaj dhe...

Çfarë ndodh në trup kur flini më pak se gjashtë orë?

2 orë më parë

Mungesa e gjumit mund të çojë në rritje të niveleve të ankthit dhe humbje të produktivitetit. Këshilla e ekspertëve është...

7 zakone para gjumit për të fjetur më mirë

2 orë më parë

Miratimi i zakoneve për të fjetur më mirë para gjumit mund të nxisë një gjumë më të thellë riparues. Higjiena...

A lejohet puthja gjatë agjërimit?

2 orë më parë

Përqafimi apo puthja e gruas gjatë agjërimit është e lejuar dhe nuk e prish agjërimin. Por, lidhur me këtë çështje...

Horoskopi ditor, e martë 28 mars 2023

2 orë më parë

Dashi Një situatë do t’ju vërë në pritje. Në punë duhet të jeni të saktë dhe të shpejtë. Në dashuri...

“Mashtrues, çapaçul”, Skivi “kapet” me Noizyn dhe shkak bëhet Luizi

2 orë më parë

Reperi i njohur si Skivi, nëpërmjet një video ka thumbuar Noizyn, duke përdorur figurën e banorit të Big Brother, Luiz...

MË TË LEXUARAT

Shenjat e Horoskopit që mendojnë se nuk e meritojnë dashurinë

Pas 5 vitesh, pajtohen motrat Libohova

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

Si ta mposhtim lodhjen pranverore?

Sot dy vite nga vdekja e Rasim Thaçit – Cimës

Prishtinë: Arrestohet një burrë, i gjindet kokainë në veturë

Nora Istrefi del në publik me pantollona të zbërthyera

Diola Dosti në zi, humb personin e dashur

Ministri Aliu njofton se rruga Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojë pas 2 vitesh

Hëna e re në Dash sjell ndryshime të mëdha, 3 shenjat që duhet të përgatiten

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist