Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“A sa janë shtuar mashtruesit”, Xhensila thumbon Bes Kallakun në njërin prej koncerteve të saj?

nga Revista Kosovarja

Një video e Xhensilës në njërin prej koncerteve të saj është bërë virale në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Në momentin kur po performonte këngën “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, Xhensila tha disa fjalë, për të cilat përdoruesit thonë se thumboi Bes Kallakun.

“A sa janë shtuar mashtruesit këto kohë, sa janë shtuar”, ishin fjalët e këngëtares, përpara se të niste performancën e saj “flakë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Përdoruesit në rrjetet sociale, aludojnë se Xhensila mund të ketë thumbuar me këto fjalë Besin.

Videoja e cila po bën xhiron, ka tashmë një kohë të gjatë që po përhapet në internet.

Prej muajsh, është spekuluar për ndarjen e tyre dhe raportimet e fundit thonë se dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]