Sipërmarrësi Fisnik Syla pak javë më parë dha shenja për një ribashkim të mundshëm me këngëtaren Fjolla Morina.
Megjithatë dyshja vet nuk u prononcuan rreth kësaj çështje edhe kur u kontaktuan nga mediat.
Ndërkohë, Fisniku po vazhdon që të japë shenja se është tashmë një vajzë në jetën e tij, por pa e bërë të ditur identitetin e saj.
Ai publikoi një video në rrjetet sociale, ku mund të shihet në veturë teksa mban duart e tij pranë një femre.
Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se mund të jetë Fjolla personi në fjalë, gjersa të tjerë kanë hedhur dyshimet se mund të jetë tjetër kush.
Fisniku dhe Fjolla përndryshe kanë qenë të martuar para një viti dhe i dhanë më pas fund lidhjes disa muaj më vonë.