Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A zhduken çorapet tuaja si me magji në rrobalarëse?

nga Revista Kosovarja

Po pyesni veten, a i “vodhi” makina e larjes së rrobave çorapet tuaja?

Mbi artikull

Mos u çuditni, çorapet dhe gjërat më të vogla mund të zhduken me të vërtetë gjatë larjes, ndërsa ekspertët zbulojnë se çfarë ndodh në të vërtetë.

Në gomën e cila gjendet midis derës dhe brendisë së rrobalarëses mund t’i gjeni pothuajse të gjitha çorapet.

Në të vërtetë, kur dera e rrobalarëses mbyllet, kjo gomë i kapë fuqishëm dhe nuk lejon që uji të dalë.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë ciklit të larjes çorapet thjesht mund të mbërthehen midis gomës dhe pjesës së metaltë të kazanit.

Veç kësaj, çorapet dhe pjesët e tjera të vogla të cilat kanë “rënë” nga kazani gjatë larjes mund të gjenden brenda rrobalarëses, vetëm duhet hequr kapakun.

Si do ta zgjidhni këtë problem?

∙ Rregullisht hiqni gomën, pastrojeni dhe merrni çorapet, nëse janë aty.

∙ Mos e mbushni rrobalarësen me sasi të mëdha rrobash gjatë larjes.

∙ Përdorni një qese të vogël me rrjetë për larje të rrobave të imëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]