Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Abdixhiku hap Kuvendin: Rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij gjatë hapjes së Kuvendit të partisë, tha se këtë Kuvend e ka mbledhur vet, pa pritur që të bëhen zhurma apo të jepen ultimatume.

Ai deklaroi se nata e zgjedhjeve nuk ishte vetëm një rezultat politik, por pasqyrë e përpjekjeve, mundit dhe sakrificës së shumë njerëzve që pesë vitet e fundit panë si shembeshin përpara syve.

“Jemi mbledhur këtu në këtë Kuvend sepse kështu e kërkon përgjegjësia, kështu e kërkon LDK. Ky Kuvend nuk më është mbledhur nga dikush tjetër, e kam thirrur dhe mbledhur vet. Nuk kam pritur të bëhet zhurma dhe as të jepen ultimatume që u bëjnë gjithsesi.

Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi me rezultatet, me pritjet, me anëtarësinë, me vetveten, mbi të gjitha me të ardhmen tonë”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet dhe të them po: përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendosë për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, përfundoi Abdixhiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]