Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Abdixhiku : Kjo Qeveri është dorëzuar, koha jonë po vjen

nga Revista Kosovarja

Pak javë pas Kuvendit X-të, Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke e mbajtur Këshillin e Përgjithshëm të saj.

Mbi artikull

Në fjalimin e tij, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kosova nuk ka politikë publike por një Qeveri përplasëse, arrogante dhe populiste.

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, ka deklaruar Abdixhiku.

Tutje i pari i LDK-së ka shtuar se partia e udhëhequr nga ai, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë. Jo me arrogancë, jo me urrejtje, por me përafrim ndaj secilit. Edhe ndaj atyre që nuk mendojnë si ne. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zot të vendit, e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euroatlantik”, tha Abdixhiku.

E gjithë kjo punë sipas tij, duhet ta bëhet me fokus në zhvillim, që siç është shprehur ai “Kosova, vendi i të parëve tanë, vendi ynë, vendi i brezave që vijnë, të jetë vend në zhvillim e hov ekonomik. Vend që jep dinjitet për secilën shtresë, për secilën familje, për secilin individ’’.

“Ne kemi gjetur rrugën tonë tashmë. Le ta gjejmë rrugën e Kosovës tani”, përfundoi i pari i LDK-së.

Abdixhiku tha po ashtu se Qeveria është dorëzuar, pas sipas tij nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 29% të buxhetit për investime kapitale në vend, duke shtuar se për 3 vjet nuk ka lënë asnjë shenjë, asnjë projekt.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës; prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]