Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Abdixhiku: Na duhet një raund kujdesi final, në periudhë kritike

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Transportit, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një grafikë ku shihet me lakore si se janë rritur rastet me koronavirus në të gjitha vendet e rajonit.

Mbi artikull

Ai thotë se Kosova ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë me marrjen e masave dhe mbrojtjen e qytetarëve.

‘’Grafikoni i shpresës. Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët.’’, ka thënë ai.

‘’Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë duhet falenderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë.’’

Moneytizer Paragrafi 4

Ai kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të tregojnë kujdes maksimal në këtë periudhë.

‘’Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi.’’, shtoi ai.

‘’Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë. Do të kemi kohë për të gjitha.’’

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157237683992759

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]