Abdixhiku: pushtetet shkojnë e vijnë e dëmet e vendit mbesin këtu

nga Revista Kosovarja

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një paralajmërim të ashpër në Pressing të T7. Ai ka thënë se njerëzit që kanë linçuar publikisht do të përballen me ligjin kur LDK të vjen në pushtet.

Ai ka thënë se VV është sjellë me arrogancë.

“Janë sjellje arrogance, kanë hy me arrogancë se janë të paprekshëm dhe siç kanë hyrë kështu, por shteti letrat i ka dhe atyre do t’i kthehemi.”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se do t’i kthehen secilit njeri që i ka shërbyer linçimit publik.

“Do t’i kthehemi secilit që është bërë shërbyes i persekutimit publik. Le ta marrin si të donë, unë kështu po e jap. Gjithë atyre që janë në shërbim, që kanë bërë shërbim kundër zërave të pavarur, që kanë marrë urdhra prej zyreve partiake, për ta dokumentet do të mbesin në shtet”, tha Abdixhiku.

“Nuk mund ta atakosh biznesin, median, organizata të pavarura vetëm pse je në pushtet dhe merr urdhra prej partisë, nesër një shtet ligjor do të merret në baza ligjore me njerëz të tillë. Le ta mendojnë mirë se pushtetet shkojnë e vijnë e dëmet e vendit mbesin këtu”, tha gjithashtu ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]