Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Abdixhiku reagon pasi Kurti vendosi për tokën e Manastirit: Ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti për Manastirin e Deçanit.

Mbi artikull

Në një prononcim për Gazetën Express, Abdixhiku ka thënë se vendimet dhe opinionet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe nuk mund të kontestohen, mirëpo ka shtuar se ndërtimi i kauzave të rrejshme për të ardhur në pushtet i thonë mashtrim.

“Vendimet dhe opinionet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndertimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i thone mashtrim!”

Abdixhiku ka thënë se populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist. Ai ka shkruar se “ky mashtrim” dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar duke mbajtur peng fatin euroatlantik të Kosovës dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.

Moneytizer Paragrafi 4

“Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtesisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale”, tha Abdixhku për Express.

Ai ka thënë se kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme.

“Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim! Heret apo vone, qytetaret do ta kuptojne se jane mashtruar ne cdo qendrim! Le te perpiqemi sa me heret para se te behet vone.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

slot toto

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k