Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, para deputetëve të Kuvendit është shprehur i revoltuar, për gjuhën fyese që është përdor ndaj presidentes Vjosa Osmani si dhe ndaj deputetes Adelina Grainca.
“Sulmet e egra ndaj VV-së bëni sa të doni dhe nuk na bëjnë përshtypje, por largohuni dhe distancohun nga qasjet e tilla dhe të rrezikshme”, tha Abrashi.
“Në seancën e votimit të presidentes dhe falë vendosmërisë së grave që refuzuan të jenë pjesë e skenarëve bllokues. Por çfarë ndodhi më pas filloj sulmi dhe linçimi ndaj grave deputete dhe fillimisht ndaj presidentes është përdor gjuhë e ulët dhe pastaj deputetëve Grainca është shkruar gjuhë fyese”, u shpreh ai.
Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid.