Majku dhe Majlinda ishin dyshja që për një kohë përfolshin e duheshin mjaftë nga fansat e tyre.
Duke i dhënë fund lidhjes së tyre, dyshja kanë arritur të ruajnë raporte vetëm për shkak të djalit, Roanit, shkruan “Kosovarja”.
Në mediet rozë po përflitet që Majku tashmë e ka harruar Majlindën, duke nisur lidhje të re me missin Blerta Veseli.
E tëra kjo shtoi dyshime pasi dyshja publikuan disa imazhe në të cilën vërehet qartë se kanë dalë bashkë pasi syzet e vendosura në tavolinën e missit janë ato që gjinden në fytyrën e Majkut.
Pati reagime të shumta nga ndjekësit e tyre, ku disa edhe e kanë ofenduar Blertën duke i thënë që Majlinda është më e mirë se ajo.
Se si qëndron e vërteta e raportit mes Majkut dhe Blertës duhet të presim deri të ketë ndonjë konfirmim nga vet ata./Kosovarja/