Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.
PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.
Adelina Grainca e cila është zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryeministri dhe kryretari i LVV-së, Albin Kurti, e ka marrë me vete në seancë deputetën më të re në moshë, e cila nga tash do të jetë në Grupin Parlamentar të LVV-së.
Ajo po ashtu ka marrë pjesë edhe në votimin për Presidentin.