Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Adelina Hasani vjen me lajme të mira, kështu po i qesh fytyra

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur Adelina Hasani, prej disa javësh është larguar nga ekrani televiziv për arsye shumë të veçantë. Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Mbi artikull

Muaj me parë Adelina bëri të ditur se është në pritje të një vajze, andaj ka zgjedhur ta kalojë këtë periudhë të rëndësishme dhe delikate pranë familjarëve dhe partnerit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është përqendruar në përgatitjet për ardhjen në jetë të së voglës dhe po shijon në qetësi çdo moment të kësaj eksperience të re dhe të paharrueshme.

Kujtojmë se Adelina ka qenë për shumë vite një ndër figurat më të dashura të ekranit, e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut me natyrshmërinë e saj.