Adelina Ismaili ka reaguar ashpër për ato produksione që përdorin ende emrin e saj.
Artistja ka sqaruar se çdo bashkëpunim më herët ka patur kontratën përkatëse, por në momentin që ka përfunduar kjo e fundit, ata nuk kanë më të drejtë të përdorin emrin e saj.
“Keto produksione kane pasur DIKUR kontrata me mua dhe NUK KANE ME. Atyre kontratave u ka skaduar afati shume moti. Te drejtat per veprat e mia muzikore i kam vetem une dhe produksioni im”-ka shkruar ndër të tjera ajo.
Tutje ajo ka shkruar se apelon tek organet kompetente të reagojnë lidhur me këto keqpërdorime.