Biondja nga Maqedonia e Veriut është padyshim një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.
Adelina Tahiri ka disa kohë që nuk është aq aktive në muzikë, pasi po e shijon jetën bashkëshortore me avokatin maqedonas dhe rritjen e djalit, Jonit.
Së fundi ajo iu është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj, përmes rubrikës “Ask me a question” në Instagram.
Në mesin e shumë pyetjeve interesante, ajo që ngriti dyshimet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares ishte “A ke mendu me pa veten nënë për herë të dytë?”.
Përgjigja e saj ishte interesante duke e thënë shkurt se e ka në plan shumë shpejt.
Si duket Adelina do t’i mungojë skenës edhe për disa vite, pasi ka në plan të parë krijimin e familjes, që sigurisht është e rëndësishme. /Kosovarja/