Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Baballarëve dhe në rrjet kanë qarkulluar mesazhe e dedikime të shumta për më të dashurit tonë, baballarët.
Një nga ta është edhe urimi i Adelina Thaçit, e cila para pak muajsh humbi babain e saj, aktorin e mirënjohur Rasim Thaçi-Cima, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja ka shkuar në fshatin, ku Cima kalonte shumë kohë duke u kujdesur për oborrin dhe pemët që vetë i kishte mbjellë.
“Bab katundi pa ty s’paska lezet, këtu shihet dora jote në cdo cep. Atje ku je, në parajsë ta uroj ditën e babave sot, më shumë mall qika jote. Qe ky është xheneti që ti e ke kriju me duart e tua bab. I përjetshëm për ty kujtimi bab” është shprehur ajo teksa tregon oborrin fantastik që ka krijuar aktori, tashmë i ndjerë. /Kosovarja/