Sot i është dhënë lamtumira e fundit humoristit të mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima.
Cima, do të mbetet gjithmonë në kujtesën e publikut për rolet e luajtura mjeshtërisht dhe qindra skeçet që rikthyen të qeshurat tek populli i përvuajtur, shkruan “Kosovarja”.
Sot, pas përcjelljes së aktorit për në banesën e fundit, e bija, këngëtarja Adelina Thaçi foli pak rreth momenteve të fundit të babait të saj.
Ajo, tregoj se i ati nuk kishte mundur të fliste ditët e fundit, por që gjatë gjithë kohës dukej sikur dëshironte tu thoshte diçka. /Kosovarja/