Një raportim shqetësues është bërë për Kanye West nga ekipi i medias “CNN”.
Ata iu drejtuan një prej ish-drejtuesve të biznesit të reperit dhe zbuluan informacione që do ta dëmtojnë edhe më shumë reputacionin e tij.
Komentet antisemitike të Kanye West kanë një origjinë shumë specifike dhe nuk janë rastësi. Krijuesi i Yeezy-t ka një admirim të thellë për Adolf Hitler-in.
Njeriu që gati e gjunjëzoi botën për shkak të ideve të tij përçarëse dhe gjuhës së urrejtjes, Hitler-i është një nga idhujt më të mëdhenj të Kanye West.
Është qesharake sepse reperi nuk e kupton se nëse do ta kishte takuar Hitler-in, ai ka të ngjarë ta vriste atë në vend për shkak se është me ngjyrë.
Ndërkohë, “CNN” e ka mbajtur emrin e ish-drejtuesit të biznesit anonim për të mbrojtur integritetin e tij profesional.
Ai e lavdëronte Hitler-in duke thënë se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të grumbullonte kaq shumë pushtet dhe të fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman”.
Kështu ka treguar ai për faktin shqetësues të Kanye West.