Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Adrian Gaxha dhe Fatma rikthehen bashkë pas 8 vitesh?

nga Revista Kosovarja

Nëse nuk e mbani mend, këngëtari i njohur Adrian Gaxha dhe Fatma Methasani u përfolën për një lidhje mes tyre. Ka qenë viti 2016-të kur në media nisi të qarkullonte një video, ku Fatma dhe Adriani shfaqeshin të përqafuar me njëri-tjetrin rrugëve të Tiranës.

Mirëpo në atë kohë, dyshja hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke treguar se mes tyre ekziston thjesht një miqësi.

Mesa duket pas 8 vitesh, dyshja përflitet se është ribashkuar.

“Prive” bën të ditur se ata janë parë shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit. Mesa duket, Adriani dhe Fatma e kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale, ku kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin.

Moneytizer Paragrafi 4

Se çfarë po ndodh mes tyre, na mbetet të presim për të zbuluar detaje të reja…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]