Aktorja dhe deputetja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur të mediave rozë.
Ajo dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld, janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, çifti kanë bërë të ditur se kanë shijuar një darkë romantike së bashku në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Ka qenë futbollisti afrikano-belg ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen teksa shijojnë së bashku nga një pije.
View this post on Instagram
Aktorja mund të shihet mjaft e lumtur në krahët e të dashurit të ri, me të cilin është në lidhje tash e më shumë se një vit.
Lidhja e çiftit u bë publike rreth një vit më parë, pas muajsh takimi të dyshes me njëri-tjetrin larg syrit të mediave.
Adriana këtë vit pati një tjetër arritje suksesi në karrierën e saj, duke u zgjedhur deputete e Parlamentit të Kosovës, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.